Histori – Programi Bachelor


Programi i studimit Bachelor në Histori përbëhet nga tre vite akademike (180 ECTS). Gjatë secilit vit akademik studentët duhet të shlyejnë 60 Kredite. Viti akademik përbëhet nga dy semestra prej 15 javësh, dhe në përfundim të secilit semester zhvillohet sezoni i provimeve për lëndët e detyrueshme. Provimet e lëndëve me zgjedhje zhvillohen përgjithësisht përpara fillimit të sezonit të provimeve, por mund të zhvillohen edhe pas tij. Format kryesore të  mësimdhënies janë leksioni, seminare/ushtrime dhe praktika mësimore. Një orë akademike zhvillohet në 60 minuta, 25 orë akademike prej 60 minuta janë konvertur në një kredit. Për t’u konsideruar kalues i vitit akademik, studenti duhet të fitojë të paktën 30 kredite.

Në planin mësimor parashikohet një grup lëndësh bazë, i cili është i detyrueshëm për të gjithë studentët, ndërsa nga grupi i lëndëve me zgjedhje studentët duhet të zgjedhin gjashtë lëndë për cdo vit akademik.

Titulli i diplomës që përfiton studenti është: Bachelor në Histori.

Shpërnda lajmin: