Kreu

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Sot përbëhet nga gjashtë departamente, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre studimor në fusha si Histori, Gjeografi, Gjuhësi, Letërsi, Gazetari dhe Komunikim, Arkeologji dhe Trashëgimi kulturore. Fakulteti ofron programe studimore të të gjitha niveleve. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka qenë dhe është një ndër institucionet e rëndësishme shkencore të vendit, me një veprimtari të gjerë dhe me rol të veçantë në fushën e studimeve albanologjike.