Misioni

Historiku >> Organigrama >> Dekani >> Zv. Dekanët >> Administratori >> Biblioteka >>


Qysh me krijimin e tij, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka pasur si mision përgatitjen e individëve të kualifikuar në fushën e shkencave albanologjike si dhe në atë të komunikimit, përgatitjen e mësuesve dhe specialistëve nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale me qëllim vënien në jetë të ideve dhe të  projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe ndjekin zhvillimet bashkëkohore në fushën e arsimit, komunikimit, medias e të mbarë shoqërisë.

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka si objektiv parësor përgatitjen e mësuesve, gazetarëve, studiuesve të historisë, të arkeologjisë, trashëgimisë kulturore, gjuhësisë e gjeografisësë nëpërmjet programeve e kërkimit shkencor. Qëllimi i gjithë stafit akademik është të përgatisë profesionistë të aftë për tregun e punës në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë shkollën, shkencat shoqërore, fushën e komunikimit e të medias.

Ky fakultet ofron njohuri shkencore për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat. Në këta 60 vjet histori të këtij fakulteti ky objektiv mendojmë se është arritur në saj të punës së palodhur të stafit akademik të kualifikuar, të bashkëpunimit të ngushtë me institucionet e ish-Akademisë së Shkencave (Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë, Instituti i Folklorit, Instituti i Arkeologjisë, (sot QSA) si dhe me institucione e qendra albanologjike jashtë vendit.

 

Shpërnda lajmin: