Provimi i Gjuhës Shqipe për të huaj


Mbështetur ligjin nr.113/2020 për “Shtetësinë“, çdo shtetas i huaj që dëshiron të fitojë shtetësinë shqiptare duhet të kalojë me sukses provimin e Gjuhës Shqipe.

  • Provimi i Gjuhës Shqipe për fitimin e shtetësisë shqiptare do të organizohet më 27 Shtator 2024, në orën 12:00,  në Departamentin e Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Për raste përjashtimore, aplikantët do të njoftohen për datat përmes faqes zyrtare të Fakultetit.
  • Kandidati mund të regjistrohet në njërin nga nivelet: A1, A2, B1, B2, C1, C2, ose në nivelin e përgjithshëm.
  • Regjistrimi kryhet pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe njëkohësisht online (apliko këtu…)
  • Website: https://www.fhf.edu.al
  • Provimi do të jetë me shkrim dhe me gojë.
  • Afati i aplikimit online në website është deri 1 ditë përpara datës së shpallur për zhvillimin e provimit.
  • Ditën që do t’i nënshtrohen provimit, aplikantët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit dhe mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit.
  • Provimi i Gjuhës Shqipe për fitimin e shtetësisë shqiptare kushton 5,000 lekë, (mandati për kryerjen e pagesës shkarkohet këtu…). Kjo tarifë është e pakthyeshme nëse aplikanti dështon të fitojë pikët e mjaftueshme për të kaluar testin.
  • Certifikata e provimit firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë dhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Pas një jave kandidati merr këtë certifikatë.
  • Nëse aplikanti dështon në provimin e Gjuhës Shqipe, ai mund ta përsërisë atë në datën e ardhshme të caktuar nga Departamenti i Gjuhës Shqipe. Për përsëritjen e provimit, aplikanti duhet të paguajë përsëri tarifën.

Deparatmenti i Gjuhës Shqipe organizon kurse intensive të Gjuhës Shqipe. Te interesuarit të klikojnë këtu…


 

Shpërnda lajmin: