PËR PROVIMIN E GJUHËS SHQIPE


Për dhënien e provimit të gjuhës shqipe, çdo aplikant duhet të dijë këto informacione:

  1. Të premten e fundit të çdo muaji, në orën 12:00, zhvillohet provimi me shkrim dhe me gojë.
  2. Kandidati mund të regjistrohet në njërin nga nivelet: A1, A2, B1, B2, C1, C2, ose në nivelin e përgjithshëm.
  3. Afati i regjistrimit është deri një ditë para provimit.
  4. Kandidati paraqitet tek laborantja e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe plotëson një formular me të cilin shkon tek ALPHA BANK dhe bën pagesën (5000 mijë lekë).
  5. Mandatin e pagesës e paraqet në Departament së bashku me fotokopjen e pasaportës. Nga ky moment quhet i regjistruar për provim.
  6. Certifikata e provimit firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë dhe Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë. Pas një jave kandidati merr këtë certifikatë.

 

Shpërnda lajmin: