Doktoraturë


Cikli i tretë i studimeve përfshin programet e studimeve të doktoratës, referuar nivelit 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Studimet e doktoratës ndërtohen mbi programe individuale për aftësim të pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor në fushat e përcaktuara nga njësia bazë ose njësia kryesore. Ato kanë në themel kërkimin shkencor dhe veprimtaritë krijuese. Studimet e doktoratës zgjasin jo më pak se tri vite akademike dhe jo më shumë se pesë vite akademike. Në përfundim të studimeve të doktoratës lëshohet diploma e gradës shkencore “Doktor”. Institucionet e arsimit të lartë vendosin kritere për vlerësimin vjetor të ecurisë së kandidatëve dhe vazhdimin e punës për zhvillimin e projektit kërkimor.

Kliko ketu për të shfletuar temat e doktoraturave të mbrojtura në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë respektivisht sipas Departamenteve:

Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit

Departamenti i Gjeografisë

Departamenti i Gjuhësisë

Departamenti i Historisë

Departamenti i Letërsisë

Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën “Master i shkencave” dhe plotësojnë kriteret e pranimit, të përcaktuara nga institucioni i arsimit të lartë.

Kriteret e pranimit në programet e ciklit të tretë përcaktohen nga njësitë bazë, në përputhje me standardet shtetërore të cilësisë. Këto kritere bëhen publike nga IAL-ja dhe i përcillen QSHA-së, si dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin.

Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, në përputhje me udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për arsimin. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Lista e studentëve fitues dërgohet në QSHA, në përputhje me përcaktimet e këtij ligji.

Lista e të diplomuarve në programet e ciklit të tretë përcillet nga institucioni i arsimit të lartë në ministrinë përgjegjëse për t’u pasqyruar në regjistrin shtetëror të gradave shkencore dhe titujve akademikë.

Shpërnda lajmin: