Departamenti i Historisë në zbatimin e projektit “EduGame” të financuar nga BE
Universiteti i Tiranës është përfshirë në proçesin e modernizimit të mësimdhënies përmes përdorimit të teknologjisë. Në mbështetje të këtij proçesi, Departamenti i Historisë është përfshirë në zbatimin e projektit “🅴🅳🆄🅶🅼🅴” të financuar nga BE, të koordinuar nga Universiteti i Kaunas-it në Lituani, në bashkëpunim me universitete europiane dhe mesdhetare. Në kuadër të këtij projekti, pedagogë të Departamentit të Historisë morën pjesë në trajnimin e organizuar nga Universiteti i Valencias dhe Instituti i Kërkimit i Inteligjencës Artificiale në data – 🆁🅸🅻🅻. Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e lektorëve me aftësi mbi mësimdhënien duke përdorur teknologjinë e mundësitë e shumta që ajo ofron. Departamenti i Historisë nëpërmjet këtij projekti synon të pajisë mësuesit e ardhshëm me njohuri të reja mbi përdorimin e teknologjisë duke synuar përshtatshmërinë e mësimdhënies së historisë me zhvillimet më të fundit të teknologjisë si një domosdoshmëri për të ardhmen.