Njoftim per aktivitetin “Dita Ndërkombëtare e Ligatinave 2024


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, në datën 23 shkurt 2024, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në bashkëpunim me IJR Student Tirana, organizuan Konkursin “Mbro Ligatinat, Mbro Jetën” dhe aktivitete argëtuese në liqenin e Prushit.

Në Konkursin “Mbro Ligatinat, Mbro Jetën” morën pjesë studentë nga të gjitha departamentet e FHF-së me postera ndërgjegjësues për vlerat e ligatinave si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së tyre. Juria e përbërë nga përfaqësues të FHF-së dhe IJR Student Tirana vendosi këto çmime fituese:

Çmimi i parë: Xhensila Tafa dhe Denada Norja (Master Shkencor në Histori) me Posterin “Ligatinat, thesar i fshehur i natyrës”

Çmimi i dytë: Xhejms Krasniqi (Bachelor në Arkeologji) me Posterin “Skano për të gjelbrën”

Çmimi i tretë: Dafina Spahiu (Master Profesional Mësuesi në Gjeografi) me Posterin “Mbrojtja e ligatinave: Shpresa për ekologjinë e qendrueshme dhe mirëqenien tonë”.

Pas ndarjes së çmimeve, studentët pjesëmarrës kaluan kohë cilësore në liqenin e Prushit me shëtitje në natyrë, lojëra të ndryshme, sporte etj.

Besojmë se ky aktivitet ka ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve për vlerat dhe rëndësinë e ligatinave si dhe për tu miqësuar më shumë me njëri-tjetrin.

FHF falenderon IJR Student Tirana për bashkëpunimin dhe financimin e Çmimeve të Konkursit, udhëtimit, kampin veror falas për studentët si dhe organizimin e kohës argëtuese në liqenin e Prushit.

Suksese fituesve dhe të gjithë studentëve!


Shpërnda lajmin: