FHF organizoi në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta konkursin “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore”

🌍 Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave (2⃣ shkurt 2023) dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së studentëve në mbrojten dhe restaurimin e ligatinave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizoi sot në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta konkursin “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore”. Aktiviteti iu dedikua studentëve dhe punimeve të tyre ne tre kategori, poster, ese dhe video. Punimet më të mira u vlerësuan me çmime:

🥇Çmimin e parë për kategorinë poster e fitoi studentja Dafina Spahiu;
Linku i posterit fitues https://drive.google.com/file/d/12P2X9ceCfRcxfe3W-Koz2428mMOZxSzZ/view?usp=share_link

🥇Çmimin e parë për kategorinë ese e fitoi studentja Begeza Gërbi;
Linku i esesë fituese https://drive.google.com/file/d/1BoAeX3R2Eu9NjsSm9LPyUE78D0fetyMm/view?usp=sharing

🥇Çmimin e parë për kategorinë video e fitoi studentja Fatlinda Kadiu.
Linku i videos fituese https://youtu.be/Jnz5x24hN-U

🏅Çmimin inkurajues e fitoi studentja Brikena Saraçi.
Linku i posterit fitues https://drive.google.com/file/d/1JT6g5yy13gZVaSEGTBjdeSbDPICtJhPv/view?usp=share_link

Aktiviteti u përshëndet nga Dekani i Fakultetit, prof.dr. Sabri Laçi, i cili falenderoi studentët për pjesëmarrjen. Gjatë aktivitetit në shenjë simbolike të Ditës Nderkombëtare të Ligatinave studentët mbollën fidanë pishe të buta buzë lagunës.

Falenderojmë UT për financimin e projektit “Dita Ndërkombëtare e Ligatinave në perceptimin e studentëve të FHF-së” si dhe Qendrën e Vizitoreve Divjakë, Drejtorin Z. Ardian Koçi dhe stafin e tij për pritjen, mundësimin e mbjelljes së fidanëve, vëzhgimin e zogjve etj.

Më shumë info kliko këtu…
Shpërnda lajmin: