𝙆𝙤𝙣𝙠𝙪𝙧𝙨𝙞 “𝙈𝙗𝙧𝙤 𝙇𝙞𝙜𝙖𝙩𝙞𝙣𝙖𝙩, 𝙈𝙗𝙧𝙤 𝙅𝙚𝙩𝙚̈𝙣”


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave (2⃣ ​ 🆂🅷🅺🆄🆁🆃 ​ 2⃣0⃣2⃣4⃣) ​ dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së studentëve në mbrojten dhe restaurimin e ligatinave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në bashkëpunim me Fondacionin “Instituti Jeta e Re” organizojnë Konkursin me temë: “Mbro Ligatinat, Mbro Jetën”!

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e FHF-së me një Poster (digjital) ndërgjegjësues për vlerat e Ligatinave, të konceptuar sipas temës së Konkursit.
Afati i dorëzimit të Posterit: 𝟮𝟭 𝙨𝙝𝙠𝙪𝙧𝙩 𝟮𝟬𝟮𝟰
Rezultatet e Konkursit do të shpallen në datën 𝟮𝟯 𝙨𝙝𝙠𝙪𝙧𝙩 𝟮𝟬𝟮𝟰 në aktivitetin që do të zhvillohet për 𝙙𝙞𝙩𝙚̈𝙣 𝙉𝙙𝙚̈𝙧𝙠𝙤𝙢𝙗𝙚̈𝙩𝙖𝙧𝙚 𝙩𝙚̈ 𝙇𝙞𝙜𝙖𝙩𝙞𝙣𝙖𝙫𝙚 𝙣𝙚̈ 𝙇𝙞𝙦𝙚𝙣𝙞𝙣 𝙚 𝙋𝙧𝙪𝙨𝙝𝙞𝙩.
Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime:
𝘾̧𝙢𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙥𝙖𝙧𝙚̈: 𝟭𝟱 𝟬𝟬𝟬 𝙡𝙚𝙠
𝘾̧𝙢𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙙𝙮𝙩𝙚̈: 𝟭𝟮 𝟱𝟬𝟬 𝙡𝙚𝙠
𝘾̧𝙢𝙞𝙢𝙞 𝙞 𝙩𝙧𝙚𝙩𝙚̈: 𝟭𝟬 𝟬𝟬𝟬 𝙡𝙚𝙠
Rregullat e pjesëmarrjes:
– Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup;
– Të jetë punim origjinal dhe të ketë logot e FHF-së dhe IJR;
– Posteri do të dorëzohet në linkun e Konkursit vetëm në format digjital (jpeg ose pdf);
– Posteri i realizuar në kuadër të këtij konkursi mbetet pronë e FHF-së dhe Fondacionit IJR, të cilët mund t’i publikojnë në mediat e tyre sociale;
– Pjesëmarrësit në konkurs pranojnë të marrin pjesë në aktivitetin që do të organizohet më 𝟮𝟯 𝙨𝙝𝙠𝙪𝙧𝙩 𝟮𝟬𝟮𝟰 në Liqenin e Prushit.
Të gjithë pjesëmarrësit në konkurs dhe në aktivitetin për Ditën e Ligatinave do të përfitojnë një javë kamp veror falas (akomodim dhe ushqim) në Tale-Lezhë në periudhat (17- 21 qershor dhe 1 – 5 korrik), sipas përzgjedhjes personale.
• Çmimet e fituesve dhe Kampi Veror financohen nga IJR student Tirana.
• Regjistrohuni dhe dërgoni punimin tuaj për Konkurim në linkun: https://forms.office.com/e/FRdeJ14f58 (microsoft) ose https://forms.gle/uv6qx1bLsQQ684xV6  (google)
Ftohen të aplikojnë/regjistrohen edhe ata qe nuk do marrin pjesë në konkurs por vetëm në aktivitetin e dt. 23 shkurt 2024.
• Informohuni për Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave në linkun: https://www.worldwetlandsday.org/about

P.s. Për çdo paqartësi ose pyetje kontaktoni me Prof. asoc. Dr. Sonila Papathimiu në adresën e email-it: sonila.papathimiu@fhf.edu.al


Shpërnda lajmin: