Konkursi “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore”


Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave (2 shkurt 2023) dhe me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së studentëve në mbrojten dhe restaurimin e ligatinave, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizon Konkursin me temë: “Ligatinat, rëndësia dhe vlerat mjedisore” me tre kategori: 1. Poster; 2. Ese; 3. Video e shkurtër.

Ftohen të marrin pjesë të gjithë studentët të FHF-së.

Aplikoni tani me një abstrakt deri në 300 fjalë, ku të shpjegoni idenë tuaj për pjesëmarrjen në konkurs.

Afati i dorëzimit të abstrakteve: 27 dhjetor 2022

Rezultatet e përzgjedhjes së konkurentëve që kalojnë në fazën II do të shpallen më 29 dhjetor 2022

Rregullat e Konkursit:

  • Në konkurs mund të marri pjesë çdo student i FHF-së;
  • Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup;
  • Pjesëmarrësit e përzgjedhur për të kaluar në fazën II, do ta realizojnë idenë e tyre brenda datës 20 janar 2023;
  • Pjesëmarrësit e përzgjedhur për fazën e dytë, pranojnë të marrin pjesë në aktivitetin që do të organizohet më 2 shkurt 2023 në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Rregullat për realizimin dhe dorëzimin e abstraktit:

  • në krye të dokumentit vendoset titulli dhe emri/emrat e plotë të konkuruesve;
  • abstrakti do të jetë deri në 300 fjalë;
  • shkrimi Times New Romans 12, hapësira 1.15, margins normal;
  • në fund të abstraktit duhet të vendosen 3-5 fjalë kyçe
  • abstrakti ruhet duke e emërtuar sipas këtij modeli: Mbiemri juaj_konkursi ligatinat (p.sh. Mati_konkursi ligatinat) (në rastin e punës në grup, të vendoset mbiemri i njërit prej anëtarëve)
  • dokumenti i abstraktit dërgohet duke e ngarkuar (upload) në formularin e aplikimit.

Rregullat për realizimin e posterit; ese-së dhe videos ndërgjegjësuese:

  • posteri do të jetë me përmasa 50x70cm (në format digjital);
  • të ketë logot e Universitetit të Tiranës dhe FHF;
  • posteri i realizuar në kuadër të këtij konkursi mbetet pronë e FHF-së;
  • të jetë punim origjinal.
  • ese-ja duhet të jetë nga 1-2 faqe A4 (lloji i shkrimit Times Neë Romans 12, hapësirat 1.15, margins normal);
  • të shkruhet qartë dhe pa gabime ortografike;
  • të jetë punim origjinal.
  • video-ja duhet të jetë deri në 1 minutë;
  • të përmbajë filmime origjinale ose me leje përdorimi nga autori/ët;
  • lejohet përpunimi dhe shtimi i efekteve të formave të ndryshme.

Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime:

Çmimi i parë: 15 000 lek

Çmimi i dytë: 12 500 lek

Çmimi i tretë: 10 000 lek

 Apliko këtu…

Për më shumë informacion për Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave kliko këtu… 


 

Shpërnda lajmin: