Thirrje për pjesëmarrje: Forumi studentor me temë “UNIVERSITETI NË KOHËN E PANDEMISË COVID-19: sfida, problematika, zgjidhje”


Të dashur studentë!

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, më datë 20 nëntor 2020, do të zhvillohet Forumi studentor me temë “UNIVERSITETI NË KOHËN E PANDEMISË COVID-19: sfida, problematika, zgjidhje”

Synimi i këtij forumi është të sjellë në vëmendje perspektivën e studentëve, si një pjesë integrale e Universitetit, sa i takon situatës së Pandemisë Covid-19, duke ndarë sfidat dhe problematikat e hasura, përvojat personale të studentëve, si dhe duke ofruar zgjidhje apo rekomandime konstruktive, që do të përmirësonin përvojën e përbashkët universitare gjatë kësaj periudhe të pazakontë pandemie.

Për t’u bërë pjesë e këtij forumi, si referues, jeni të lutur të dorëzoni referimin tuaj deri në 5 faqe ose një përmbledhje të shkurtër të tij, në adresën e emailit: forumistudentor@fhf.edu.al, brenda datës 14 nëntor 2020.

Disa nga temat, që mund të trajtohen në referime përfshijnë:

  • Perspektiva studentore për mësimin online.
  • Sfidat e të mësuarit nga shtëpia gjatë pandemisë.
  • Infrastruktura e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të mësimit gjatë pandemisë (platformat online, mendime e sugjerime rreth tyre).
  • Studentë Erasmus në kohën e Pandemisë.
  • Jeta studentore gjatë pandemisë (Përvoja studentore në lidhje me distancimin fizik dhe distancimin social, solidariteti dhe bashkëpunimi).
  • Kërkimi shkencor online (qasja në biblioteka online, literaturë, motorë të kërkimit online).
  • Rikualifikimi profesional i pedagogut në kushtet e mësimit në distancë.
  • Qasje bashkëkohore të ndërveprimit pedagog-student në kushtet e pandemisë.
  • Si të administrojmë me sukses dhe të nxjerrim përfitime nga mësimi online.
  • Përvoja dhe vlerësime krahasuese të punës online në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

Referimet do të botohen në një përmbledhje të posaçme për këtë aktivitet.

Dekanati, FHF


 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *