FHF: Forumi i dytë studentor me temë “Aktivizmi rinor dhe demokracia”


Të dashur studentë!
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, më datë 08.12.2021, do të zhvillohet Forumi i dytë studentor me temë “Aktivizmi rinor dhe demokracia”. Forumi do të mbahet me rastin e ditës Kombëtare të Rinisë.

Për t’u bërë pjesë e këtij forumi, si referues, jeni të lutur të dorëzoni referimin tuaj 1-5 faqe ose një përmbledhje të shkurtër të tij, në adresën e emailit: forumistudentor@fhf.edu.al, brenda datës 1 dhjetor 2021.

Disa nga temat bosht të forumit, që mund të trajtohen në referime përfshijnë:

  • Qasje dhe interpretime historike për 8 Dhjetorin 1990
  • Sfidat e sistemeve demokratike sot
  • Demokracia shqiptare arritje dhe problematika
  • Studentët e 8 Dhjetorit 1990 vs. Studentët sot
  • Rinia shqiptare, Rinia ballkanase, Rinia europiane (përqasje në pikëpamje të mundësive për edukim, mënyra jetese, mundësi punësimi etj.)
  • Demokracia universitare dhe aktivizmi studentor
  • Aktivizmi i të rinjve për kauza shoqërore, mjedisore dhe të trashëgimisë kulturore.
  • Edukimi mediatik dhe demokratik
  • Arti dhe të rinjtë

Shpërnda lajmin: