Thirrje për pjesëmarrje në Forumin Studentor III

Të dashur studentë!
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (UT) zhvillon Forumi Studentor III me temë “Klubet studentore dhe jeta universitare”, më datë 16 dhjetor 2022.
Synimi i këtij forumi është të prezantojë objektivat, fokusin e punës dhe nismat e deritanishme të klubeve studentore të Fakultetit tonë, por edhe të klubeve të tjera studentore nga fakultete të tjera të UT-së apo të universiteteve të tjera.
Forumi studentor, që po shndërrohet në një traditë të bukur të organizimeve studentore në FHF, në edicionin e tij të tretë, organizohet nën kujdesin e Këshillit Studentor dhe do të shërbejë për të ndarë përvojat sa iu takon sfidave, rrugëtimit dhe perspektivave të klubeve studentore. Në forum do të diskutohet në lidhje me përmirësimin e jetës universitare dhe rolin e klubeve studentore në këtë drejtim.
Për t’u bërë pjesë e këtij forumi, si referues, jeni të lutur të aplikoni duke dorëzuar referimin tuaj 1-5 faqe ose një përmbledhje të shkurtër të tij, në adresën e
: forumistudentor@fhf.edu.al , brenda datës 12 dhjetor 2022.

Referimi juaj duhet të paraqesë një prezantim klubit studentor dhe mund të strukturohet si vijon:







Për secilin klub studentor mund të referojnë 1-3 anëtarë të klubit, të cilët do të jenë edhe autorë të referimeve. Referimet do të botohen në një vëllim të posaçëm, siç ka ndodhur edhe në forumet e tjera studentore që Fakulteti ynë ka organizuar.