Seminar ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës


Prishtinë, Rruga Nënë Tereza, pn. KOSOVË Tel. +38138 222 970
E-mail: seminari.filologjik@uni-pr.edu, shkumbin.munishi@uni-pr.edu
Drejtor: Prof. dr. Shkumbin Munishi
Bashkëdrejtore: Prof. dr. Dhurata Shehri
Sekretar: Prof. dr. Osman Gashi
Bashkësekretare: Prof. asoc. dr. Linda Mëniku
Sekretare profesionale: MA. Herolinda Bylykbashi dhe MA. Arta Hallaçi

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.
Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e tetë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

SEMINARI XXXIX DO T’I ZHVILLOJË PUNIMET NË PRISHTINË ME 30 – 31 tetor 2020.

Hapja solemne e Seminarit XXXIX, më 30 tetor 2020, në orën 9:00.

Programi bazë i Seminarit XXXIX:
1. Tryeza;
2. Sesione shkencore;
3. Referime shkencore;

Për më shumë informacion klikoni këtu…

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *