Listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në FHF

Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë, faza e parë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2021-2022, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 02 Shtator deri në 15 Shtator 2021 (kalendari shkarkoni këtu). Procesi i  regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarkoni këtu) dhe deklaratën shkarkoni këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Ju mirëpresim!

Më poshtë duke klikuar degën përkatëse do të gjeni ID-të e maturantëve sipas pikëve:

Shpërnda lajmin: