Renditja e aplikantëve maturantë fitues të raundit të tretë në FHF, cikli i parë bachelor, viti akademik 2022-2023


Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të tretë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2022-2023, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të tretë fillojnë prej datës 28 Tetor – 2 Nëntor 2022. Procesi i  regjistrimit është i ndarë në 3 faza 48 – orëshe (kalendari shkarko këtu). Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.Ju mirëpresim!

Më poshtë brenda vizës së kuqe do të gjeni ID-të e maturantëve fitues (për fazën e parë):

Klikoni këtu për listën e plotë


 

Shpërnda lajmin: