FHF: Njoftohen studentët për aktivizimin e llogarive personale në Microsoft Teams

Universiteti i Tiranës ka vënë në përdorim për studentët e FHF-së platformën e mësimdhënies online Microsoft Office 365 Education. Çdo student do të ketë llogarinë e tij në platformë sipas formatit: emër_mbiemër.fhfstudent@unitir.edu.al. Aksesimi i llogarisë do të bëhet në adresën https://www.office.com/.  Për hyrjen e parë duhet të përdorni si password atë që keni marrë në adresat tuaja personale apo nga një kordinator që do të ketë çdo klasë (kordinatori të kontaktojë në adresën fhf@fhf.edu.al). Pasi të logoni duhet të ndryshoni password-in tuaj. Politika për password-in e ri është që duhet të përmbajë 8 karaktere duke përdorur gërma kapitale, gërma të vogla, numra si dhe shënja pikësimi.

Manuali i përdorimit të platformës klikoni këtu…

Orari mësimor për semestrin e parë klikoni këtu…

Shënim: Orari do te ndiqet online sipas kohes se percaktuar. Per çdo ndryshim kontaktet do të mbahen me pedagogët e lëndëve. Klasat nuk janë të vlefshme për mësimdhënien online.

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *