Departamenti i Letërsisë: Festivali i krijimit letrar

Edicioni i 13-të i Ditës Botërore të Librit dhe të së Drejtës së Autorit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë po afron! Ndonëse edhe këtë vit do të zhvillohet online, 23 prilli do të vijojë të jetë dita e një takimi të paharrueshëm për letërsinë dhe autorët e saj.

Ftojmë studentët e Degës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të cikleve Bachelor,  Master Profesional, Master Shkencor,  të jenë pjesë e FESTIVALI I KRIJIMIT LETRAR, më 23 prill 2021.

Ky festival është kthyer tashmë në një festë letrare për të gjithë studentët tanë!

Studentët e interesuar të dërgojnë vetëm një krijim letrar në format word bashkëngjitur e-mailit të tyre. Krahas krijimit (me titull), e-maili të përmbajë gjithashtu emrin dhe mbiemrin e tyre dhe vitin e studimeve që ndjekin.

Mirëpresim krijime në dy zhanre:

Poezi – jo më shumë se dy faqe dhe prozë – jo më shumë se 1 faqe A4.

Krijimet të dërgohen në adresën e emailit: belfjore.qose@fhf.edu.al

Afati i fundit për dërgimin e krijimeve është: data 16 prill 2021, ora 12:00.

Studentët do të lexojnë apo interpretojnë vetë krijimet e tyre gjatë festivalit.

 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *