Departamenti i Gjeografisë: Workshop “Ditët e Gjeografisë”


Departamenti i Gjeografisë, UT, në datat 12-13 korrik 2021, organizon Workshopin “Ditët e Gjeografisë”, në modalitetin online dhe hibrid (kombinim online dhe fizikisht). Aktiviteti do të ketë në fokus tematikat gjeografike lidhur ngushtë me aktualitetin dhe organizohet si më poshtë:

Dita e parë, 12 korrik 2021, e hënë, ora 17:00-19:30, modaliteti online, workshopi do të ketë në fokus “Gjeografinë dhe mësimdhënien online-Ndarje eksperiencash dhe njohurish të fituara”

Dita e dytë, 13 korrik 2021, e martë, ora 09 :00-13 :00, modaliteti hibrid, workshopi do të ketë dy seanca. Seanca e parë do të ketë në fokus “Prurje të reja në kërkimin shkencor gjeografik-Temë e lirë”. Në seancën e dytë departamenti do të diskutojë tematikat e projekteve shkencore aktuale dhe në të ardhmen e afërt.

Në modalitetin online, eventi do të jetë i hapur për të gjithë trupën akademike dhe studentore të cilët zotërojnë email me domenin unitir.edu.al. Për të gjithë të interesuarit e tjerë që dëshirojnë ta ndjekin eventin online mjafton të dërgojnë email në adresën ditetegjeografise2021@fhf.edu.al, në mënyrë që të regjistrohen në këtë event.

Agjenda e workshopit klikoni këtu…

Linket e takimit: 


 

 

 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *