Departamenti i Gjeografisë, përmbylli me sukses projektin me temë: “WIKI-Albanology”


Departamenti  Gjeografisë, përmbylli me sukses projektin me temë: “WIKI-Albanology”, i cili pati si objektiv kryesor  pasurimin e artikujve të publikuar në Wikipedia në gjuhën shqipe në fushën e gjeografisë duke promovuar  konceptin e shpërndarjes së informacionit të lirë shkencor dhe edukativ nëpërmjet faqes elektronike online “Wiki Albanology”. Kjo faqe tashmë është  pjesë përbërëse e enciklopedisë së lirë online Wikipedia/Wikidata shqip dhe përmban të shpjeguara në mënyrë profesionale dhe shkencore terminologji thelbësore për disiplina gjeografike të vecanta të pa trajtuara deri më tani ose që kanë nevojë për përmirësime në mënyrën e trajtimit të tyre.

Kjo është hera e parë që një institucion ndërmerr një inisiativë të tillë, e cila u përmbyll me sukses përmes realizimit të një workshopi me pjesëmarrje të gjerë edhe studentore.  


Shpërnda lajmin: