Workshopi “Ditët e Gjeografisë”, nga Departamenti i Gjeografisë, UT


Departamenti i Gjeografisë, UT, në datat 2 dhe 3 Qershor 2022, organizon Workshopin “Ditët e Gjeografisë 2022”. Dita e parë, 2 qershor 2022, i dedikohet tërësisht të gjithë studentëve në dy ciklet e studimit (Bachelor dhe Master). Workshopi përfshin aktivitete të cilat shprehin kontributin e studentëve në një seancë posterash, nga studentët e Masterit Shkencor, Viti II, rreth tematikës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe zhvillimin e konkursit të fotove nga studentët e ciklit Bachelor, titulluar “Praktika në terren 2022”, duke konkuruar në tre kategoritë: “Gjeografi dhe natyra”, “Shoqëria në blicin e gjeografit”, dhe “Shqipëria ime turistike”.

Dita e dytë, 3 qershor 2022, i dedikohet aktiviteteve të cilat lidhen me promovimin e programit të studimit të ciklit të tretë të doktoratës në “Shkenca Humane, Albanologjike dhe Gjeografike”; prezantimin e moduleve të trajnimit për punonjësit arsimorë në AMU dhe AML, të përgatitura nga Departamenti i Gjeografisë UT, në cilësinë e Agjencisë Trajnuese; si dhe, me realizimin e forumit me mësimdhënësit e Gjeografisë në AML dhe AMU për ndërtimin e argumentimit të benefiteve të përfshirjes së lëndës së Gjeografisë si kriter përzgjedhjeje të studentëve nga IAL-të në RSH. Në seancën e fundit departamenti do të diskutojë tematikat e projekteve shkencore aktuale dhe në të ardhmen e afërt.
Për të gjithë të interesuarit ftesa për pjesëmarrje është e hapur!


Shpërnda lajmin: