Dekanati FHF: Rikujtesë për aplikantët maturantë dhe studentët


Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, në përfundim të mbledhjes së datës 06.09.2023, vendosi:
1- T’iu rikujtojë aplikantëve që regjistrimet për programet bachelor vijojnë çdo ditë të javës.
2- Në raundin Ill (e tretë), maturantët, që dëshirojnë të regjistrohen në programet FHF-së, duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në Sekretarinë Mësimore të këtij fakulteti.
3- T’iu bëjë me dije të gjithë të interesuarve se regjistrimet për programet master nisin më 11 shtator 2023.

Sesioni i provimeve të vjeshtës do të mbahet në periudhën 07 – 15 shtator 2023.

Suksese të gjithëve!


Shpërnda lajmin: