Njoftim për Maturantët


Të dashur Maturantë!

Pas mbylljes së regjistrimeve të datës 26 Tetor, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë ka ende 265 kuota të lira dhe përkatësisht si vijon:

  • Programi i studimit Histori

Kuota të lira                 124

  • Programi i studimit Gjuhë Letërsi

Kuota të lira                   21

  • Programi i studimit Gjeografi

Kuota të lira                   92

  • Programi i studimit Gazetari

Kuota të lira                     8

  • Programi i studimit Arkeologji

Kuota të lira                   20

Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 6, dt. 25. 06. 2021 që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MASR:

Nga data 27 Tetor deri në datën 29 Tetor, ora 10:00-14:00, maturantët që janë në listat e raundit të tretë duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim pranë Zyrës së Sekretarisë  Mësimiore të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Në datë 30 Tetor, ora 14:00, do të kryhet fizikisht procedura e regjistrimit të aplikantëve që kanë dorëzuar kërkesë me shkrim në datat 27-29 Tetor si më sipër dhe që do të paraqiten në orën 14:00, bazuar në renditjen e pikëve.

Aplikantët duhet të paraqiten dt. 30 Tetor, Ora 14:00, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë pranë Sekretarisë Mësimore.

Dekanati i  Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë


 

Shpërnda lajmin: