Gjuha shqipe për të huaj


Departamenti i Gjuhësisë njofton të interesuarit se nga data 1-30 shtator 2024, do të zhvillohet shkolla verore “Kurs i Gjuhës shqipe për të huaj”.

Ky kurs intensiv ofrohet për studentët e niveleve: A1, A2, B1, B2, C1, C2 dhe përmban mësimdhënie gjuhe sipas niveleve, leksione për historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare dhe aktivitete social-kulturore (vizita në muze, udhëtime në qytete të Shqipërisë).

Kursi mund të ndiqet:

– nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe. Ata aplikojnë nëpërmjet ministrive përkatëse.
– nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe universitare. Ata aplikojnë nëpërmjet universiteve përkatëse.
– nga studentë e studiues, të cilët vetëfinancojnë ndjekjen e kursit të verës. Tarifa për pjesëmarrje në këtë rast është 390 $. Kjo tarifë nuk mbulon akomodimin.
Kursi do të zhvillohet fizikisht në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe në përputhje me masat e protokollit kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e kursit të verës plotësoni formularin e aplikimit Apliko këtu…

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Email: fhf@fhf.edu.al   albapeza@gmail.com

Nr. tel: +355 69 612 0182


The Department of Albanian Language informs the interested parties that on September 1-30, 2022, we will hold the summer school: “Albanian language course for foreigners”.

The course is offered to students of levels: A1, A2, B1, B2, C1, C2 and contains language teaching by levels, lectures on history, geography, Albanian culture and various socio-cultural activities (visits to museums, galleries and trips to cities of Albania).

Eligible participants include:

1) Students and researchers, who come within the framework of bilateral state agreements (they apply through the respective ministries)

2) Students and researchers, who come under bilateral university agreements (they apply through the respective universities)

3) Students and researchers, who self-finance the attendance of the summer course

-The participation fee in this case is $ 390.

-This fee does not cover accommodation.

The course will take place physically on the premises of the Faculty of History and Philology and in accordance with the protocol measures against COVID-19.

To be part of the summer course, fill out the application form Apply here…

For more information contact:

Email: fhf@fhf.edu.al   albapeza@gmail.com

Tel: 0696120182


Programi i Kursit të Gjuhës Shqipe për të Huaj është bazuar në Kuadrin e Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët.

Kursi i verës: 140 orë (40 leksione dhe 100 seminare), KFU: 16

 

Kursi njëvjeçar: 480 orë (leksione dhe seminare), KFU: 40

Nivelet e përbashkëta të referencës janë 6 (gjashtë):

 A1 – niveli hyrës           
 A2 – niveli ndërmjetës
 B1 – niveli prag
 B2 – niveli i përparuar
 C1 – niveli i pavarur
 C2 – niveli zotërues

Programi ynë është bazuar në këto gjashtë nivele referenciale, duke iu përmbajtur rigorozisht filozofisë së mësimit të një gjuhe të huaj, që ka të bëjë me kalimin nga më e thjeshta tek e ndërlikuara, nga konkretja tek abstraktja, nga e përgjithshmja tek e veçanta, nga më e afërta tek më e largëta, nga rregulli themelor tek përjashtimi, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, studentit të huaj që mëson shqipen, përvetësimi i rregullave gramatikore të shqipes dhe përdorimi i saktë i tyre në të folur e në të shkruar, do t’i vijë në mënyrë graduale dhe të logjikshme.

Tematika e përzgjedhur, sipas niveleve të sipërpërmendura, në funksion të përvetësimit të katër shprehive themelore të të nxënit të një gjuhe të huaj: të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të interpretuarit, është planifikuar të trajtohet nëpërmjet këtyre metodave të mësimdhënies:

  • Mësim pasiv, që synon dhënien e gatshme të njohurive themelore.
  • Mësim aktiv, që krahas dhënies së njohurive synon edhe paraqitjen e problemeve gjuhësore dhe zgjidhjen e tyre bashkarisht me nxënësin.
  • Mësim tepër aktiv, që synon aftësimin e nxënësit sidomos në komunikim, nëpërmjet bashkëbisedimeve të gjata, leximeve të shumta të pjesëve letrare, zyrtare, gazetave, përkthimit të lajmeve, punës me fjalorin etj.

Mësimet e çdo niveli kanë në përmbajtjen e tyre këto rubrika:

  • Njohuri gramatikore;
  • Shprehje dhe mënyra të të folurit;
  • Tekst në formë dialogu;
  • Pyetje për tekstin;
  • Sqarim të fjalëve të reja;
  • Ushtrime leksikore që kanë të bëjnë me:
    – lexim- kuptim
    – dëgjim-kuptim
    – antonimi, sinonimi, polisemi
    – interpretim të përmbajtjes së dialogjeve të përdorura
  • Ushtrime gramatikore;
  • Diktim, hartim dhe rregullat drejtshkrimore për to.

Çdo mësim shoqërohet gjithashtu me CD, ku janë të regjistruara të gjitha tekstet apo dialogjet që do të shpjegohen, të cilat do të riprodhojnë situatat më të zakonshme të jetës së përditshme dhe profesionale. Dialogjet i përkasinkryesisht gjuhës së folur, por në disa raste jepen edhe shembuj të gjuhës formale, apo asaj zyrtare. Për të qenë sa më pranë psikologjisë së një shqipfolësi, në raste të veçanta, jepen edhe shënime të shkurtra kulturore, duke sjellë kuriozitete, zakone, frazeologji dhe shprehje idiomatike të shqipes. Dëgjimi dhe përdorimi i CD-ve do t’i aftësojë studentët e huaj të mësohen me tingujt, ritmin dhe muzikalitetin e shqipes.

DOKUMENTE TE NEVOJSHME PER REGJISTRIM:

DATAT E PROVIMEVE PER MBROJTJEN E GJUHËS SHQIPE

 

 

 

Shpërnda lajmin: