Niveli B1

 

 A1 – niveli hyrës           
 A2 – niveli ndërmjetës
 B2 – niveli i përparuar
 C1 – niveli i pavarur
 C2 – niveli zotërues

NIVELI B1

Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë pikat themelore, kur përdoret një gjuhë e saktë dhe standarde dhe nëse bëhet fjalë për tema të njohura, që kanë lidhje me punën, shkollën, kohën e lirë, etj. Ai mund të kuptojë thelbin e njënumri emisionesh në radion ose televizion mbi aktualitetin ose mbi tema që e interesojnë në fushën profesionale, nëse flitet relativisht ngadalë dhe qartë. Gjithashtu, studenti mund të kuptojë tekste të hartuara kryesisht në një gjuhë të përditshme, si edhe përshkrimin e ngjarjeve, shprehjen e ndjenjave dhe të urimeve në letra personale.
Të folurit: Studenti mund të përballojë shumicën e situatave në të cilat mund të gjendet gjatë njëudhëtimi, në një zonë ku flitet gjuha. Ai mund të marrë pjesë pa u përgatitur në një bisedë me tema të njohura apo që kanë lidhje me jetën e përditshme si: familja, koha e lirë, puna, udhëtimet dhe aktualiteti. Gjithashtu, ai mund të shprehet në mënyrë të thjeshtë për të treguar veprimtari dhe ngjarje, ëndrrat apo qëllimet e tij. Ai mund të tregojë një histori, përmbajtjen e një libri, e një filmi, etj.
Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë një tekst të thjeshtë dhe koherent mbi tema të njohura ose që e interesojnë personalisht. Ai mund të përshkruajë me shkrim përvojat dhe përshtypjet e tij. Në këtë nivel studenti zotëron mjaftueshëm mjetet gjuhësore pavarësisht nga fjalori i kufizuar që ka.
Njohuritë gramatikore: Në këtë nivel studenti merr thelbin dhe elementët bazë të morfologjisë. Ai ka një kontroll të mirë gramatikor dhe pavarësisht disa gabimeve që mund të bëhen, ai është i kuptueshëm.

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI MESATAR [B1]

Shpërnda lajmin: