Niveli C1

 A1 – niveli hyrës           
 A2 – niveli ndërmjetës
 B1 – niveli prag
 B2 – niveli i përparuar
 C2 – niveli zotërues

NIVELI C1

Të kuptuarit: Studenti mund të kuptojë fjalime të gjata edhe kur nuk janë ndërtuar qartë, si dhe kur janë të mbushura me shprehje me nënkuptime. Ai mund të kuptojë pa vështirësi emisione televizive, filmat, letërsi, tekste që shprehin fakte, stile të ndryshme të të shkruarit, si dhe artikuj të specializuar me udhëzime të gjata edhe nëse nuk lidhen me profesionin e tij.
Të folurit: Në këtë nivel studenti mund të shprehet lirshëm dhe spontanisht, pa u përpjekur të kërkojë fjalët. Ai mund ta përdorë gjuhën në mënyrë elastike dhe të efektshme në marrëdhëniet shoqërore apo profesionale. Gjithashtu, ai mund të paraqesë përshkrime të qarta dhe të hollësishme mbi subjekte të ndërlikuara, duke zhvilluar dhe sqaruar pikëpamjet e tij. Ai ka një përvetësim të mirë të shprehjeve idiomatike dhe familjare.
Të shkruarit: Studenti mund të shkruajë një tekst të qartë dhe të ndërtuar mirë mbi tema të ndërlikuara, mund të hartojë ese, raporte, etj., duke përdorur një stil që i përshtatet. Në këtë nivel ai zotëron një përvetësim të mirë të një repertori të gjerë leksikor, që e lejon të kalojë me lehtësi mangësitë me anë të perifrazave.
Njohuri gramatikore: Në këtë nivel studenti zotëron të gjitha njohuritë morfologjike dhe sintaksore të avancuara që e lejojnë të mbajë në mënyrë konstante një shkallë të lartë të korrektesës gramatikore. Gabimet janë të rralla dhe të vështira për t’u vënë re.

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI I PËRPARUAR [C1]

Shpërnda lajmin: