Niveli C2

 A1 – niveli hyrës           
 A2 – niveli ndërmjetës
 B1 – niveli prag
 B2 – niveli i përparuar
 C1 – niveli i pavarur

NIVELI C2

Të kuptuarit: Studenti në këtë nivel nuk ka asnjë vështirësi për të kuptuar gjuhën e folur qoftë drejtpërdrejtë, qoftë në media, qoftë kur flitet shpejt dhe me shkurtesa.
Gjithashtu, ai mund të lexojë pa asnjë vështirësi çdo lloj teksti, madje edhe abstrakt dhe të ndërlikuar, si nga përmbajtja ashtu edhe nga forma. Ai ka një përvetësim të mirë të një repertori të gjerë leksikor të shprehjeve idiomatike dhe të shpeshta, si dhe një ndërgjegjësim të lartë për nivelin e konotacionit semantik.

Të folurit: Studenti mund të marrë pjesë pa asnjë sforcim në çdo bisedë apo diskutim, si dhe të ndihet mirë me përdorimin e frazeologjive. Ai mund të shprehet lirshëm dhe të sqarojë me saktësi nuanca të holla kuptimore.

Të shkruarit: Studenti në këtë nivel mund të shkruajë një tekst të qartë, të rrjedhshëm dhe me stil të përshtatshëm, sipas rrethanave. Ai mund të hartojë letra,
raporte ose artikuj të ndërlikuar, me një ndërtim të qartë që i lejon lexuesit të mbajë mend pikat më të rëndësishme. Gjithashtu, ai mund të përmbledhë dhe të kritikojë me shkrim një vepër profesionale ose një vepër letrare.

Njohuri gramatikore: Në këtë nivel studenti mund të mbajë në mënyrë të vazhdueshme një nivel të lartë të korrektësisë gramatikore.

 

Shkarko më poshtë modelin e testit (format pdf):

NIVELI I PËRPARUAR [C2]

Shpërnda lajmin: