Nga projekti “Modernizimi i kurrikulave dhe mësimdhënies në programet e Masterit Profesional të FHF-së, UT”


Në kuadër të projektit “Modernizimi i kurrikulave dhe mësimdhënies në programet e Masterit Profesional të FHF-së, UT”, financuar nga MAS, gjatë muajve Mars dhe Prill, u zhvilluan trajnime për stafin akademik dhe studentët e vitit të dytë MP.

Trajnimi i parë, “Përdorimi i platformave dhe aplikacioneve në mësimdhënie” u zhvillua në 15 mars 2023 dhe u drejtua nga Prof.asoc.Dr. Sonila Papathimiu dhe Dr. Albana Kosovrasti, ndërsa trajnimi “Përdorimi i lojërave online për nxitjen e përfshirjes së nxënësve në klasë”, u zhvillua në 16 mars 2023 dhe u drejtua nga Prof. dr. Dhurata Shehri dhe Prof. asoc. Dr. Gentiana Kera.

Trajnimi i dytë u zhvillua në datat 19-20 prill 2023 dhe u përqendrua në përdorimin e metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe shpjegimin e aspekteve praktike dhe teknike të përdorimit të smartboard-eve. Këto trajnime u drejtuan nga Prof.asoc.Dr. Sonila Papathimiu, Dr. Albana Kosovrasti dhe Enkelejda Çifliku.

Në përfundim të trajnimeve u organizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit. Në këtë takim morën pjesë Prof. dr. Sabri Laçi, Dekan i FHF-së dhe njëkohësisht Drejtues i Projektit si dhe Prof. dr. Valentina Duka, Shefe e Departamentit të Historisë.

Prof. dr. Sabri Laçi dhe Prof. dr. Valentina Duka, inkurajuan pjesëmarrësit që të marrin pjesë në trajnime të ngjashme dhe të vazhdojnë të rrisin nivelin e tyre profesional.


Shpërnda lajmin: