Mbi datën e fillimit të ciklit të dytë master


Me qëllim që të fitohet kohë për realizimin normalisht të procesit mesimor, studentet që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në programet master në FHF duhet të paraqiten për të filluar procesin mësimor ditën e hënë, më datë 24.10.2022.
Njesitë bazë duhet të kenë gati orarin deri të premten, datë 21.10.2022.
Drejtuesit e departamenteve do të organizojnë takime orientuese me studentët, ndërkohë që stafi akademik do të jetë i përgatitur për plotësimin e detyrave, sipas orarit.
Sekretaria Mësimore të marrë masa për shpalljen e listave paraprake sipas programeve dhe për njoftimin e studentëve në kohë.
Studentët do të kenë të drejtë të kërkojnë sherbime të tjera vetëm pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit dhe të jenë shpallur zyrtarisht fituesit.

D E K A N

Prof. dr. Sabri LAÇI


 

Shpërnda lajmin: