Lajmërim për personel akademik me kohë të pjesshme kategoria “Asistent lektor”

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë ka nevojë për 2 (dy) personel akademik me kohë të pjesshme nga kategoria “Asistent-lektor”, për lëndën si më poshtë:

• Gjuhë Angleze

a) Kritere të përgjithshme:

1. Të jetë diplomuar në “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Degën e gjuhës angleze.
2. Të ketë notë mesatare të studimeve universitare të nivelit të parë Bachelor mbi 8 dhe mbi 8.5 në ciklin e dytë të studimeve në Master Shkencor. Në rastin e diplomave të integruara të nivelit të dytë (DIND) ose të diplomave ekuivalente me të, nota mesatare duhet te jete mbi 8.5.
3. Të ketë përvojë në mësimdhënie jo më pak se 3 vjet.
4. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata dhe të mos jetë nën efektin e masave disiplinore.

Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

1. Kërkesë me shkrim;
2. Curriculum vitae;
3. Diplomë e studimeve universitare dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
4. Diplomë e studimeve Master dhe listë notash (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
5. Tituj ose grada shkencore (nëse ka, të noterizuara)
6. Vërtëtim të qendrës së punës ku punon dhe të pagës që merr.
7. Fotokopje të kartës së identitetit;
8. Dëshmi penaliteti;
9. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
10. Kopje të botimeve, artikujve, projekteve shkencore.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore.
Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkursit me dosje.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është nga data 31/10/2019 – 04/11/2019

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *