Njoftim për vend të lire pune për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”, pranë Departamentit të Letërsisë, FHF


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës, shpall konkursin për 1 (një) vend pune vakant për personel akademik me kohë të plotë, të kategorisë “Asistent – Lektor”, pranë
Departamentit të Letërsisë, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:

Kriteret e përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
1. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
2. Të ketë përfunduar studimet në fushën e “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” dhe të zotërojë së paku një diplomë të nivelit Master Shkencor; Diplomë të Integruar të nivelit II, ose Master të Nivelit II;
3. Të ketë një notë mesatare të studimeve universitare, kur është rasti të të gjitha niveleve së bashku, jo më të ulët se nota 9 (nëntë);
4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat në Shqipëri apo edhe në vende të tjera;
5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna;

Kriteret e veçanta
Kandidatët për këtë vend pune, të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
1. Të kenë përvojë punë ose në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë jo më pak se një vit;
2. Të kenë botime shkencore në fushë të letërsisë shqipe;
3. Të kenë pjesëmarrje në konferenca kombëtare e ndërkombëtare me tema specifike mbi letërsinë shqipe;
4. Preferohet të kenë fituar gradën shkencore “Doktor” në studime letrare për letërsinë shqipe.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
4. Diplomat e studimeve universitare si dhe listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent;
5. Dëshmi (fotokopje të noterizuara) pjesëmarrjeje në konferenca, seminare, Workshop-e etj;
6. Dëshmi (fotokopje e noterizuar) e zotërimit të gjuhës së huaj;
7. Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
8. 2 (dy) referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
10. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
11. Librezë shëndetësore;
12. Kopje të librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë).

Dokumentet pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 20.06.2022 – 04.07.2022. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Publikuar në Buletinin Nr. 80 datë 20 Qershor 2022 Agjencia e Prokurimit Publik

Shpërnda lajmin: