FHF: Fituesit e ciklit te dytë “Master i shkencave” për vitin akademik 2020-2021 dhe grafiku i regjistrimeve


Njoftojmë fituesit sipas listave të mëposhtme të programit të studimit “Master i Shkencave” të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar.

Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti, me fotokopje të dokumentit të identifikimit dhe mandatin e pagesës së regjistrimit (kliko këtu… studentët që aplikojnë për Universitet të dytë kliko këtu…), sipas një grafiku të caktuar nga ora 10.00-14.00:


• Më datë 16.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gjuhësi.
• Më datë 17.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Letërsi.
• Më datë 18.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Histori.
• Më datë 19.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Marrëdhënie Ndërkombëtare.
• Më datë 20.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Arkeologji, Trashëgimi Kulturore.
• Më datë 23.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Gjeografi.
• Më datë 24.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 1-30).
• Më datë 25.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 31-60).
• Më datë 26.11.2020 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gazetari Komunikim (numri rendor 61-89).


 

Shpërnda lajmin: