Bashkia e Tiranës: Tirana Youth Assemble 2022

Të dashur studentë!

Ju bëjmë me dije një komunikim të ri lidhur me iniciativat e Bashkisë Tiranë. Kjo bashki është duke organizuar një konkurs me në qendër studentët.

Bashkia Tiranë ka ftuar Universitetin e Tiranës për të patur një përfaqësi studentësh në këtë projekt. 

Konkursi do të përfshijë fazën e shkrimit të projektit, debatin e strukturuar brenda ekipeve të së njëjtës temë, si edhe mbrojtjen e idesë në fazën finale. Ekipet e studentëve do të përzgjedhin një nga temat e përcaktuara gjatë rregjistrimit të tyre. Pas përzgjedhjes së temës dhe formimit të ekipit, me një total prej 5 anëtarësh, puna e tyre do të mentorohet nga një ekspert i fushës. Eksperti do të kujdeset që ekipi të kryejë një kërkim të saktë, të ketë mundësi të kalojë disa ditë në bashki, ku do të informohet për kompetencat e bashkisë etj. Ekipi do të të konkurojë që projekti i tyre të jetë ai fitues në fund të konkursit. Në përfundim do të jepet edhe një çmim për idenë fituese.

Afati i regjistrimit është data 19 Janar 2022 

Regjistrimi kliko këtu…

Shpërnda lajmin: