20 studentë të FHF-së pjesë e SHKOLLËS VERORE TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS


Në datat 20-22 shtator, 20 studentëve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë (nga çdo Departament) iu krijua mundësia të bëhen pjesë e SHKOLLËS VERORE TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS, të organizuar nga Zyra e Këshillimit të Karrierës e Bashkisë Tiranë, me mbështetjen e organizatës “Word Vision”.

Gjatë kësaj shkolle verore studentët u trajnuan nga lektorë e profesionistë të këshillimit të karrierës dhe mësuan rreth shprehive e teknikave të nevojshme për të shkruar CV të suksesshme e letra motivimi. Studentët, po ashtu, mësuan rreth tregut të punës dhe projekteve të ndryshme të Bashkisë Tiranë, si dhe mësuan e praktikuan teknikat e intervistimit.
Bashkëpunimi me zyrën e Këshillimit të Karrierës për trajnimin e studentëve tanë u realizua nën kujdesin e Dekanatit dhe në mënyrë të veçantë të zv/dekanes për marrëdhëniet me studentët, Dr. Elsa Skënderi Rakipllari.
Këshillimi i karrierës ka një rëndësi të veçantë për vijimin e studimeve dhe orientimin e studentëve rreth perspektivave të punësimit dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë synon që të investojë më tepër në këtë drejtim, për t’iu ardhur në ndihmë studentëve edhe në këtë aspekt.


Shpërnda lajmin: