Java e këshillimit të karrierës 2022 – edicioni 1


Java e Këshillimit të Karrierës, edicioni I, që u zhvillua nga data 24-29 prill 2022, trajtoi tema të ndryshme nga specialistë të mirëfilltë të të gjitha fushave, me qëllim përshtatjen më së miri të studentëve drejt tregut të punësimit.

Lektorët  e ftuar për të trajnuar studentët ishin ekspertë dhe profesionistë të spikatur, të cilët u ndalën në tematika të rëndësishme të orientimit të studentëve në karrierë dhe në tregun e punës si: orientimi drejt tregut të punësimit, Cv dhe Letra e Motivimit, intervista dhe teknikat e ndryshme, evolucioni i tregut të punësimit vendas e të huaj dhe kompetencat që kërkohen, financimet e ideve të të rinjve dhe aftësitë e tyre të lidershipit, internshipet dhe puna vullnetare, si dhe seanca informuese për profesionet e rregulluara (mësuesinë) .

Gjatë Javës së Këshillimit të Karrierës, edicioni I, u trajnuan 110 studentë, nga 10 lektorë të ftuar, shqiptarë e të huaj, profesionistë të mirënjohur të Këshillimit të Karrierës, Burimeve Njerëzore dhe njohës të tregut të punës.

Java e këshillimit të Karrierës u realizuar nën kujdesin e zv Dekanes dr. Elsa Rakipllari dhe përgjegjëses së Zyrës së Këshillimit të Karrierës Msc. Blerina Gega.

Certifikimi i studenteve te Javës së Këshillimit të Karrierës

Programi kliko këtu…

Foto nga aktiviteti kliko këtu…


Shpërnda lajmin: