Thirrje për pjesëmarrje në Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore


AADF nëpërmjet projektit CleanScore shpall “Konkursin Kombëtar të Punimeve Shkencore” për fushat:

  • Arsim dhe Lidership
  • Sipërmarrje dhe Ekonomi
  • Turizëm Kulturor dhe Eko-turizëm

CleanScore ka mundësuar për universitetet publike partnere qasjen në një nga libraritë digjitale më të mëdha në botë JSTOR – http://www.jstor.org.

JSTOR iu mundëson studentëve, stafit pedagogjik dhe hulumtuesve të fushave të ndryshme materiale në disiplinat dhe fushat e tyre të interesit.

Për të nxitur kërkimin shkencor cilësor, si dhe përdorimin e librarisë digjitale JSTOR, CleanScore ka ndërmarrë iniciativën për të zhvilluar “Konkursin Kombëtar të Punimeve Kërkimore”.

Të gjitha punimet e dorëzuara do të vlerësohen edhe nëpërmjet sistemit për identifikimin e plagjiaturës www.akademia.al.

Pjesëmarrja në këtë konkurs është e hapur vetëm për studentët që ndjekin aktualisht një program studimi në një nga universitetet partnere të CleanScore, përfshirë Universitetin e Tiranës.

 Çmimet për fituesit:

* Vendi i parë – 30.000 Lekë

* 2 vende të dyta – 15.000 Lekë

* 3 vende të treta – 10.000 Lekë

Afati i dorëzimit: 26 Prill – 10 Qershor

Për më shumë informacion vizitoni faqen web të CleanScore. https://cleanscore.al/konkursi


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *