Renditja e aplikantëve fitues të raundit të tretë në FHF, viti akademik 2018-2019

Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të tretë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2018-2019, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në datën 20.10.2018 në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues. Zbritja e listës poshte vijës së kuqe do të bëhet çdo 3 (tre) orë, duke filluar nga momenti i shpalljes se listave.
Procesi i regjistrimit të mbyllet pasi te jene plotesuar kuotat e parashikuara.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;

c) Mandatin e pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Me poshte gjeni listën maturantëve dhe fituesit e parë sipas degëve: 

Ju mirëpresim!

Shpërnda lajmin: