Raundi i katërt i regjistrimeve: Kujtesë për maturantët


Raundi i katërt i regjistrimeve: Kujtesë për maturantët
Të dashur Maturantë!
Pas mbylljes së raundit të tretë të regjistrimeve, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë ka ende kuota të lira, përkatësisht:
-15 kuota në Degën Gazetari,
-8 kuota në Degën Gjuhë-Letërsi,
-81 kuota në Degën Gjeografi
-53 kuota në Degën Histori
-14 kuota në Degën Arkeologji.
Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 2, dt. 02. 07. 2020, që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MASR:
Maturantët që kanë aplikuar në këto degë, në raundet e mëparshme, por nuk janë shpallur fitues, të paraqiten duke bërë kërkesë me shkrim për regjistrim pranë Sekretarisë mësimore të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.
Në datë 31 Tetor, ora 14:00, do të kryhet procedura e regjistrimit të aplikantëve, që kanë dorëzuar kërkesë me shkrim, bazuar në renditjen e pikëve. Aplikantët duhet të paraqiten dt. 31 Tetor, ora 14:00, pranë sekretarisë mësimore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *