Njoftim për shpalljen e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë


Në zbatim të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, neni 62, të Statutit të Ut-së, neni 69, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2022-2023, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, nga data 19.09.2022-30.09.2022 nё orarin 09:00-14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Formularin e kёrkesёs (klikoni këtu ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (e noterizuar)
  4. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
  5. Diploma tё gjuhёve tё huaja (e noterizuara)
  6. Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)
  7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  9. Fotokopje të ID.

Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:

  1. Formularin e kёrkesёs (klikoni këtu ose mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Dëshminë e titullit më të lartë (noterizuar)
  4. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  5. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  6. Fotokopje të ID.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2021-2022 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim. 

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FHF për vitin akademik 2022-2023

  1. Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të jetë diplomuar në ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave ose DIND në një nga departamentet e FHF-së të UT-së, ose në universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit (të ekuivalentuara).
  3. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore.
  4. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë.
  5. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  6. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 

Kriteret për aplikuesit Niveli- Bachelor, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit:

  • Lënda: Fake news dhe fact checking, Viti II
  • Lënda: Shtypi dhe shoqëria në Shqipëri, Viti II

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

         Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët që kanë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite, në agjencitë e informacionit;
  2. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup, janë komunikues dhe punojnë nën presionin e kohës;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

Kritere për aplikuesit Niveli-Master Shkencor, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit:

  • Lënda: Komunikimi ndërkulturor, Viti II

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave, (ose diploma ekuivalente me to DIND), në degën e gazetarisë dhe komunikimit, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të ketë fituar gradën doktor shkencash, me profil gazetari – komunikim, në universitetet publike të vendit, ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  4. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

 Kritere të veçanta:

  1. Preferohen aplikantët me eksperiencë pune, jo më pak se 3 (tre) vite në mësimdhënie;
  2. Preferohen aplikantët që kanë publikime në revista shkencore, konferenca ose pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kërkimore-shkencore në fushën përkatëse;
  3. Preferohen aplikantët që kanë aftësi për të punuar në grup, janë komunikues dhe të punojnë nën presionin e kohës;
  4. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

 

 Kritere për aplikuesit niveli Bachelor- në Departamentin e Letërsisë:

 Kritere të përgjithshme

  1. Të jenë shtesas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave (ose diploma ekuivalente me to DIND, ose DND), preferohet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në universitetet publike të vendit ose universitete të huaja (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  3. Të zotërojë me dëshmi një prej pesë gjuhët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

 Kritere të veçanta

  1. Preferohet që aplikantët të kenë një notë mesatare si më poshtë vijon:
    • jo më të ulët se nota 8 për nivelin e studimeve Bachelor;
    • jo më të ulët se nota 8.5 për nivelin e studimeve DIND;
    • jo më të ulët se nota 9 për nivelin e studimeve Master Shkencor ose Master i Nivelit të Dytë;
  2. Preferohen aplikantët që kanë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të moderuar dhe nxitur shkëmbimin dhe ndërveprimin mes studentëve në auditor (formulari i kërkesës)
Shpërnda lajmin: