Nga workshopi “Ditët e Gjeografisë”


Departamenti i Gjeografisë, organizoi në datat 12-13 korrik 2021, Workshopin “Ditët e Gjeografisë”. Workshopi, dy ditor, i zhvilluar në modalitetin online dhe hibrid, kishte në fokus trajtimin e tematikave aktuale gjeografike.

Në këtë workshop u realizuan 20 referime, ku përgjatë seancave të ndryshme, u prezantuan prurjet e reja në kërkimin shkencor gjeografik dhe njëkohësisht u ndanë eksperienca të ndryshme për disiplinat e gjeografisë në mësimdhënien online.

Risitë interesante dhe nevoja e studimeve të reja me karakter gjeografik, e nxisin këtë projekt-ide për t’u kthyer në traditë të departamentit, për çdo vit të ri akademik.


 

Shpërnda lajmin: