Nga aktiviteti sportiv-argëtues me temë “Një ditë ndryshe në jetën studentore”

Dekanati i Fakultetit të Historise dhe Filologjisë në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare, në datë 12.06.2019 organizuan aktivitetin sportiv-argëtues me temë ” Një ditë ndryshe në jetën studentore”. Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 400 studentë të fakultetit dhe u organizuan dy veprimtari sportive.
– Kupa e volejbollit- djem-vajza;
– Kupa e minifutbollit- djem.
Në përfundim të këtyre dy sporteve vëndin e parë në volejboll u rendit Ekipi i Gjeografisë, ndërsa në minifutboll u rendit në vendin e parë ekipi i Historisë.
Mbas këtyre dy aktiviteteve u organizua edhe një party, ku gjithë studentët pjesëmarrës u argëtuan me valle, kërcim dhe këngë të ndryshme nga të gjithë trevat e Shqipërisë. Në përfundim të aktivitetit mendimi i të gjithë studentëve ishte ne kishim nevojë për një aktivitet të tillë dhe shprehën gadishmërinë për organizimin dhe në të ardhmen të aktiviteteve të tilla, që e bëjnë jetën e tyre më të pasur.

Shpërnda lajmin: