Ekipi i FHF, fitore në turneun sportiv “Artur Sula”


Ekipi i futbollit i djemve të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë mori pjesë në turneun sportiv “Artur Sula”, organizuar nga Këshilli studentor i Gjuhëve të Huaja, në kujtim të Dekanit të ndjerë të FGJH-së, Prof. dr. Artur Sula.

Ekipi i FHF-së u ndesh me ekipin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe u shpall fitues i ndeshjes me rezultatin 8-3. Në përbërje të ekipit ishin studentët: Orgest Baze (Histori), Dionis Picaku (Gjuhë-letërsi), Sidorel Hajdarmataj (Gjeografi), Ersi Zina (Histori), Fioralb Ibrahimi (Gjuhë-letërsi), Mirel Ballabani (Arkeologji dhe trashëgimi kulturore), Përparim Liçollari (Histori).

Ky aktivitet sportiv u realizua nën  kujdesin e  Zv/dekanes për marrëdhëniet me studentët, Dr. Elsa Skënderi, e cila i përgëzoi studentët për fitoren impresionuese dhe ripohoi vullnetin e Dekanatit për t’i mbështetur studentët e FHF-së në të gjitha aktivitetet e nismat sociale, kulturore e sportive.


Shpërnda lajmin: