Kumtesa të konferencës ndërkombëtare albanologjike kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut


U zhvillua në datat 1 – 2 nëntor në ambientet e Pallatit të Kongreseve sesioni përmbyllës i Konferencës Ndërkombëtare Albanologjike (9 maj – 2 nëntor, 2018) kushtuar 550 – vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kohës në të cilën jetoi dhe gjurmëve që la në histori. Të pranishëm dhe pjesëmarrës në sesionin përmbyllës ishin personalitete të njohura të fushës akademike, studiues vendës dhe të huaj (nga Italia, Greqia, Maqedonia, USA dhe Kina), si dhe mjaft studentë të Departamentit të Historisë, nga të dy ciklet e studimit (Bachelor: viti I, II, III, Master i Shkencave në Histori: viti II dhe Master Profesional Arkivistikë: viti II). Nën kujdesin e dekanit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, prof. dr. Sabri LAÇI, fakulteti ynë u përfaqësua nga studiues dhe pedagogë të Departamentit të Historisë dhe Departamentit të Letërsisë.
Pedagogët e Departamentit të Historisë u paraqitën në këtë konferenë me këto kumtesa:
• Prof. Asoc. dr. Eva TAFILI (HYSKAJ): “Rrugëtimi i një heroi kombëtar, nga miti në realitetin historik”.
• Prof. Asoc. dr. Ermal BAZE: “Statusi social i gruas në Arbërinë e shekujve XIV – XV”.
• Lektor Andi RËMBECI: “Aspekte historike dhe kulturore – librore të Beratit gjatë shek. XIV – XV, nga kronikat e kodikëve të dorëshkruar të “British Library” të Londrës dhe “Magdalen College” të Oksfordit”.

Pedagogët e Departamentit të Letërsisë u paraqitën në këtë konferenë me këto kumtesa:
• Dr. Kastriot GJIKA: “Prerje letrare të figurës historike të Gjergj Kastriotit në letërsinë shqiptare të gjysmës së parë të shek. XX”.
• Dr. Erenestina HALILI: “Gjergj Kastrioti – Skanderbeg”, një dramë e panjohur në Arkivin Qendror Shtetëror”.

Shpërnda lajmin: