Konferenca “Shqipëria: Marrëdhëniet e saj me Lidhjen e Kombeve dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”

Sot më datë 18 Dhjetor 2020, Departamenti i Historisë, zhvilloi Konferencën “Shqipëria: Marrëdhëniet e saj me Lidhjen e Kombeve dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara”. Konferenca u zhvillua on line në platformën Microsoft teams.
Konferencën e hapi me fjalën e saj përshëndetëse Shefja e Departamentit të Historisë, Prof. Dr. Valentina Duka, e cila përmblodhi projektin mbi konferencën, e cila përkon me përvjetorët respektivë të pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17 Dhjetor 1920), dhe në OKB (14 Dhjetor 1955). Po ashtu. Prof. Duka falenderoi pjesëmarrësit, si Rektorin e UT, Prof. Dr Artan Hoxha, Dekanin e FHF, Prof. Dr. Sabri Laçi, stafin akademik dhe studentët e departamentit, të cilët ishin të gjithë të gatshëm të kontribuonin me kumtesa dhe pjesëmarrje të lartë në numër në këtë konferencë, të cilën e ndoqwn 130 individë.
Konferencën e përshëndetën rektori i UT dhe dekani i FHF, të cilët respektivisht ndër të tjera përshëndetën punën e stafit akademik të Departamentit të Historisë si dhe siguruan për mbështetjen e tyre në projektet akademike dhe mësimore të këtij departamenti.
Konferenca vijoi me tre panelet shkencore, ku anëtarë të departamentit të historisë, si dhe studiuesë të tjerë referuan mbi problematika të ndryshme në lidhje me tematikat e konferencës. Të gjitha kumtesat do të botohen në një vëllim më vete gjatë vitit 2021.
Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *