Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj- UT flet me zërin e studentëve


Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë morën pjesë e Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare “     ” (18-19 maj 2023).

Fushat e studimit që mbulon FHF, patën më tepër prurje dhe në seancat paralele pati 40 referime nga studentë e studiuesit e rinj të Universitetit të Tiranës, të universiteteve evropiane, të universiteteve të Kosovës etj.
Për drejtimin e seancave të FHF-së, krahas studentëve pjesëmarrës në konferencë, u angazhuan edhe pedagogët Prof. dr. Zylyftar Bregu, Prof. dr. Migena Leskoviku,Prof. Asoc Rozana Rushiti, Prof. Asoc. Anila Mullahi, Dr. Elsa Skënderi, Dr.kand. Andi Rëmbeci.
Kjo konferencë studentore, e para e këtij lloji në nivel universiteti, u organizua nga një komitet organizativ që kishte në përbërje studentë e pedagogët të UT-së. Komiteti drejtohej nga zëvendësdekania e FHF-së, Dr. Elsa Skënderi, ndërsa përfaqësues i studentëve ishte anëtari i Këshillit Studentor, Leonard Gjeta.

Mbarëvajtja e punimeve gjatë dy ditëve të konferencës u ndihmua nga kontributi vullnetar i studentëve: Ani Turhani, Migiana Sallaku, Mimoza Sallaku, Esiana Bulku.


Shpërnda lajmin: