Universiteti i Tiranës: Thirrje për Konferencë Shkencore Studentore Ndërkombëtare


Me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës. ftohen studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në konferencën shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektiven e studentëve dhe studiuesve të rinj – UT flet me zërin e studentëve”.
Kjo Konferencë ka si qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin e Universitetit të Tiranës dhe të produktit të tij shkencor, duke krijuar një platformë ku të promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit.

Konferenca do të mbahet në datat 18-19 Maj 2023 dhe do të organizohet sipas kësaj strukture:

  • Dita e parë: Seanca plenare, ligjëratë nga një profesor i ftuar, referime të pjesëmarrësve në seanca paralele;
  • Dita e dytë: Referime të pjesëmarrësve në seanca paralele, mbyllje festive e punimeve të konferencës.

Data të rëndësishme:
– Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 10 Maj 2023;
– Njoftimi i pranimit të punimeve: 12 Maj 2023;
– Dorezimi i artikujve të plotë (për botim): 18 Qershor 2023;

Temat e Konferencës perfshijnë fushat si vijon:

– shkenca albanologjike, shkenca gjeografike, shkenca komunikimi

  • Gjuhësi e sotme
  • Gjuhësi historike
  • Gjuhësi e aplikuar
  • Metodat e mësimdhënies dhe teknologjia
  • Letërsi shqipe
  • Letërsi e huaj
  • Gjeografi
  • Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
  • Shkenca të komunikimit dhe gazetari
  • Histori
  • Marrëdhënie Ndërkombetare
  • Komunikim nderkulturor
  • Trashëgimi kulturore – ndërhyrje restauruese dhe konservuese
  • Trashëgimi kulturore – përgatitje e mjediseve të përshtatshme në muze për ruajtjen e objekteve
  • Arkeologji – Në kërkim të rrugëtimit të Eneas në Mesdhe

Për më shumë informacion klikoni këtu…


Shpërnda lajmin: