FHF: Fituesit e ciklit te dytë Master Profesional për vitin akademik 2020-2021 dhe grafiku i regjistrimeve


Njoftojmë fituesit sipas listave të mëposhtme të programit të studimit “Master Profesional”, profilet, Mësuesi, si dhe MP GIS, MP Guide turistike,  të paraqiten pranë Sekretarisë për të kryer regjistrimin përfundimtar.

Regjistrimi do të kryhet nga vetë studenti. Në kushtet e situatës që po kalojmë, për të shmangur grumbullimet, radhët dhe kontaktet, ju kërkohet të ndiqni procedurën si më poshtë:

  1. Studenti paraqitet personalisht, me fotokopje të dokumentit ID/Pasaportë;
  2. Mandatin e kryerjes së pagesës së tarifës së regjistrimit (kliko këtu… studentët që aplikojnë për Universitet të dytë kliko këtu…);
  3. Formularin e regjistrimit të plotësuar (formulari kliko këtu…).

Grafiku i regjistrimeve:

  • Më datë 16, 17 Nëntor,  ora 10:00-14:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Histori , Mësuesi
  • Më datë 18,19,20,21 Nëntor, ora 10:00-14:00, do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë Letërsi, Mësuesi
  • Më datë 23, 24 Nëntor, ora 10:00-14:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjeografi, Mësuesi
  • Më datë 25 Nëntor, ora 10:00-14:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët GIS, Guidë Turistike
  • Më datë 16-25 Nëntor, ora 10:00-14:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degët Redaktori, Arkivistikë

 

Shpërnda lajmin: