Departamenti i Gazetarisë: Praktika e studentëve në RTSH


Trembëdhjetë studentë të Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës përfunduan praktikën në Radio Televizionin Shqiptar RTSH, mundësuar nga projekti i OSBE-së MediaNëFokus, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Përgjatë tre muajve, studentët e Gazetarisë kontribuuan në departamente të ndryshme të programeve televizive dhe radiofonike, duke punuar ngushtë me gazetarë me përvojë dhe duke vënë kështu në praktikë njohuritë e nxëna në shkollë.
Në dhënien e certifikatave, Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i RTSH-së, Martin Leka, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Prezencën e OSBE-së, duke theksuar veçanërisht ndihmën e ofruar përmes partneritetit OSBE-BE, në ofrimin e praktikës në RTSH si një mundësi shumë e mirë për studentët e gazetarisë.
Ky ishte grupi i dytë i praktikës në RTSH. Nëntëmbëdhjetë studentë kanë zhvilluar tashmë praktikën në radio-televizionin publik si pjesë e projektit “Media në fokus” dhe 18 studentë të tjerë do të kenë të njëjtën mundësi deri në fund të këtij viti.


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *