Çmimet kombëtare të Letërsisë 2020, vlerësohen Akademik Artan Fuga dhe Prof. Persida Asllani


Sot, në ceremoninë e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë 2020, dhënë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës u shpallën fitues dy profesorë të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Akademik Prof.dr. Artan Fuga u shpall fitues për kategorinë “Studime, Ese dhe Publicistikë” me motivacionin “Me veprën “Origjinat e Pushtetit, Prones, Pasurisë”, për stilin përmes të cilin ndërton historinë e shoqërisë shqiptare pas vitit ’90, duke analizuar e reflektuarmbi transformimet e thella. Një vepër-studim, e cila shënjon një qasje të re në mendimin sociopolitik shqiptar”.
Ndërsa, Prof. dr. Persida Asllani, u shpall fituese për kategorinë “Letërsia më e mirë për Fëmijë/ Të rinj”, me motivacionin ”
Me librin “Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, për stilin qe rinderton traditën, duke sjellë përmes një fabule universale një rrëfim edukativo-letrar plot ngjyra”.

Vlerësimi i sotëm për veprat e profesorëve tanë është ndër vlerësimet më me peshë dhe të rëndësishme në fushë të letrave dhe dëshmon edhe një herë vlerat shumëpërmasore akademike e profesionale të profesoratit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.


Shpërnda lajmin: